×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    NATO – gati për një përballje afatgjatë me Rusinë

    Insajderi
    08 July 2016 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësit e NATO-s po përgatiten për një përballje afatgjatë me Rusinë, duke urdhëruar dislokime trupash, përfshirë 1.000 amerikanë në Poloni dhe në shtetet baltike për të ndihmuar në mbrojtjen e këtyre vendeve.

    Synimi i tyre është ta detyrojnë Moskën të rishikojë planet që ajo mund të ketë për ndonjë ndërhyrje ushtarake.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në takimin e nivelit të lartë të Aleancës në Varshavë se Presidenti Barack Obama dhe udhëheqësit e 27 aleatëve të tjerë të NATO-s kanë bërë të ditur blloqet fillestare për ndërtimin e një sistemi raketash balistike në gjendje operative.

    Ata përmendën gjithashtu hapësirën kibernetike si fushë operative për aktivitetet e NATO-s, me angazhimin për të rritur gatishmërinë civile. Udhëheqësit përsëritën zotimin për të shpenzuar një minimum prej 2 për qind të të ardhurave kombëtare për mbrojtjen.

    Zoti Stoltenberg tha të premten, në ditën e parë të samitit dy-ditor, se NATO-ja ka marrë vendime për masa frenuese dhe mbrojtëse që u përshtaten sfidave të shekullit të 21-të. ”

    Presidenti i Polonisë Andrzej Duda paralajmëroi në samit se vlerat demokratike perëndimore po minohen nga një mungesë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare’, si dhe nga lufta hibride dhe terrorizmi. Ai tha se aleanca ka nevojë për një strategji koherente për të përballuar problemet.

    Presidenti Duda, mikpritës i samitit të NATO-s në Varshavë, tha se që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë, bota perëndimore ka bërë një rrugë të gjatë për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në komunitetin trans-atlantik në sajë të ndjekjes së rrugës së demokracisë.

    Duke iu referuar me sa duket agresivitetit të ripërtërirë të Rusisë, ai tha: “Sot këto vlera janë përsëri duke u minuar nga kërcënimet dhe sfidat, disa prej të cilave Evropa nuk i kishte njohur për dekada të tëra”.

    Një zyrtar i lartë i NATO-s thotë se disa aleatë mund të rrisin numrin e trupave që kanë në Afganistan, duke garantuar një total të aftë për të vazhduar të gjitha misionet aktuale. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark