×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    NATO-ja dhe Mali i Zi e nënshkruan marrëveshjen për pranim

    Insajderi
    19 May 2016 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ceremoninë e nënshkrimit në selinë e NATO-s në Bruksel, ka marrë pjesë kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kjo paraqet “fillim të një kaptine të re të sigurt” në historinë e Malit të Zi.

    Mali i Zi do të marrë pjesë në takimet e NATO-s në cilësinë e vëzhguesit, derisa të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë protokollin e pranimit.

    Zoti Gjukanoviq tha se Mali i Zi shpreson të bëhet anëtar i rregullt i NATO-s deri në mes të vitit të ardhshëm, duke u bërë vendi i tretë ballkanik, që i bashkohet NATO-s, pas Shqipërisë dhe Kroacisë.

    Rusia ka shprehur përkushtim për përgjigje ndaj anëtarësimit të Malit të Zi, për shkak të, siç thotë Moska, shqetësimeve për lëvizjen e shtuar të NATO-s kah kufiri i Rusisë, duke e vlerësuar këtë si kërcënim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark