×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    NATO mbështet planin evropian për Kosovën dhe Serbinë, thotë Përfaqësuesi Special Colomina

    Insajderi
    14 February 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshme për Çështje Politike dhe Sigurie të NATO-s, Javier Colomina, ku ky i fundit është shprehu se NATO mbështet planin e BE’së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “NATO mbështet dialogun e facilituar nga BE-ja dhe planin e propozuar nga BE-ja për të shkuar para. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e saj të OKB-së”, njoftoi ai në Twitter.

    Colomina para vizitës në Prishtinë, qëndroi edhe në Beograd ku takoi kryediplomatin serb, Ivica Daçiq, ku tha se në Serbi ka përçuar mesazhin se duhet të qëndrojnë prapa planit frankogjerman.

    “E dimë që ka një propozim”, tha ai, dhe se “NATO mbështet përpjekje te BE’së” në normalizim e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Këto mesazhe ua kam përçuar Presidentit Vuçiq dhe ne presim që të qëndrojë pas tij”, ka thënë ai.

    “Unë i thashë se jemi të gatshëm të vazhdojmë zbatimin e mandatit të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Misioni i KFOR-it nuk bazohet në kalendar, por në kushtet në terren dhe do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të ketë nevojë”, ka theksura zyrtari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark