×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    NATO merr vendimin që Kosova të pranohet si shtet anëtar i asociuar, reagon Maqedonci

    Insajderi
    24 March 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në 25 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO’s ka thënë se Kosova po shënon një kapitull të ri me lajmin që Kosova nga vëzhgues parlamentar të pranohet si shtet anëtar i asociuar në NATO.

    Me këtë vendim të NATO’s sipas Maqedoncit jemi një hap më afër drejt përmbushjes së qëllimit tonë si shtet i pacënueshëm.

    “24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur, gjersa sot me këtë vendim të NATO-s jemi edhe një hap më afër drejt përmbushjes së qëllimit tonë si shtet i pacënueshëm e për Ballkan stabil”, është shprehur Maqedonci.

    Më tutje Maqedonci ka thënë se intervenimi i NATO’s në 24 mars të vitit 1999 ishte e vetmja formë që mund t’i jepte fund spastrimit etnik.

    “Intervenimi i NATO-s i 24 marsit të vitit 1999 nuk kishte si të mos ndodhte pasi ishte e vetmja formë që do të mund t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me focë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, u shpreh ai.

    Sipas tij është për keqardhje që fqinji ynë verior edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës nuk kërkon falje dhe as nuk ndjen keqardhje për gjenocidin e kryer në Kosovë

    “Është për keqardhje që fqinji ynë verior edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës nuk kërkon falje dhe as nuk ndjen keqardhje për gjenocidin e kryer në Kosovë. Arkivat shtetërore nuk u hapën kurrë, ndërsa ekzekutorët e krimeve të shtetit serb vazhdojnë të enden të lirë. Gjersa sot ne kujtojmë bombardimet e NATO-s si veprimin më të drejtë të kësaj aleance të fuqishme ushtarake shteti serb vazhdon të fajësojë NATO-n dhe të arsyetojë veprimet gjenoicidale të Milosheviqit. Kjo flet shumë për një mendësi të njejtë që vazhdon të ekzistojë tek pushtetarët e Serbisë”.

    Për fund ai iu është shprehur mirënjohes përjetë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Nuk mund të kthejmë në jetë viktimat, të vrarët e masakrave, por i jemi mirënjohës përjetë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe NATO-s që bën të mundur që ne sot të jetojmë në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark