Insajderi
Botë

Navalny mund të mos jetë i fundit – cilët kritikë të tjerë të Putinit kanë vdekur në rrethana të dyshimta

Insajderi
17 February 2024 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Navalny mund të mos jetë i fundit – cilët kritikë të tjerë të Putinit kanë vdekur në rrethana të dyshimta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kur lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny u kthye në Rusi në vitin 2021, kishte shumë që kishin frikë se ai do të përballej me një fund të parakohshëm. Kjo u bë realitet të premten me vdekjen e tij në një qeli brutale të Rrethit Arktik, ku ishte burgosur për disa dënime.

Ai ishte opozitari kryesor dhe kritiku më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan cnn.

Si avokat, politikan dhe aktivist kundër korrupsionit për vite me radhë kishte orkestruar protesta masive në rrugë ndërsa partinë “Rusia e Bashkuar” të Putinit e ka cilësuar gjithmonë si “partia e hajdutëve dhe kriminelëve”.

Pavarësisht se ishte në burg, ai kritikoi presidentin për pushtimin rus të Ukrainës dhe përkrahu demonstratat kundër luftës

Kremlini ka thënë se po heton vdekjen e kritikut, rrethanat e së cilës nuk ishin menjëherë të qarta.

Ajo që dihet është se Navalny i është bashkuar listës në dukje gjithnjë në rritje të rusëve të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze.

Nga përplasjet e aeroplanëve, rrëzimet aksidentale nga dritaret tek varjet, helmimet dhe problemet shëndetësore, fatet e disa prej atyre që guxuan të sfidojnë Kremlinin janë të panumërta.

Yevgeny Prigozhin – rrëzimi i aeroplanit, viti 2023

Boris Nemtsov – vritet në vitin 2015

Boris Berezovsky – gjendet i vdekur në banjo në vitin 2013

Alexander Perepilichnyy – vdes papritmas në vitin 2012

Sergei Magnitsky – vdes në rerthana të dyshimta në vitin 2008

Alexander Litvinenko – vdes pas helimimit në vitin 2006

https://fa669b6773430de0e587dfd5a604c797.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Anna Politkovskaya – vritet në burg në vitin 2014

You can skip this ad in 5

Advertisement


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark