Ndahen përfundimisht Loredana dhe Mozzik, ja çfarë tha Loredana.. - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ndahen përfundimisht Loredana dhe Mozzik, ja çfarë tha Loredana..

    Insajderi
    27 August 2021 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mes shumë spekulimeve për jetën e tyre personale, reperja e njohur Loredana Zefi, ka thyer heshtjen duke treguar të vërtetën në lidhje me marrëdhënien e saj me Mozzik.

    Ajo ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit thekson se dyshja kanë tentuar sërish, por se nuk po arrijnë të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

    Megjithatë, Lori shtoi se reperi ia dha dhuratën më të bukur në jetë, Hanën (vajzën e tyre) për të cilën flasin çdo ditë dhe mundohen ta rrisin bashkë.

    Postimi i Loredanës i bërë në Instagram

    “Hej njerëz,

    disa tashmë kanë vënë re ose kanë dyshuar se ka problem sërish mes meje dhe Mozzik. Ne thjesht jemi dy kokëfortë që nuk mund të qëndrojmë me njëri-tjetrin e as pa njëri-tjetrin.

    Koha e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshnim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.

    Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album dhe që u munduam sërish. Jam vërtet kurioze se çfarë mendoni për albumin. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime.

    Ruani për vete akuzat. Unë kam bërë shumë gjëra në jetën time, por nuk e bëra këtë herë. Megjithë ndarjen tonë, ne arritëm të shkonim mirë dhe të rrisim Hanën së bashku dhe të ishim në gjendje të bisedonim me njëri -tjetrin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark