×
Astrologji

Ndahet nga jeta një nga astrologet më të famshme në botë

Insajderi
09 March 2023 - 15:53

Margaret Lake, e njohur si Mystic Meg (Mistikja Meg), ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Astrologja ka shkruar horoskopin e përditshëm për gazetën The Sun për gati 23 vjet. Gazeta raportoi se ajo u shtrua në spital në Londër, muajin e kaluar pasi vuante nga gripi. Ajo vdiq në orën 3:45 të mëngjesit të së enjtes.

Meg mori vëmendje të madhe pasi parashikoi saktë se ekipi i Manchester United do të humbiste ndaj Evertonit në finalen e FA Cup në 1995.

“Pa asnjë diskutim, ajo ishte astrologja më e famshme e Britanisë. Askush nuk iu afrua Meg në këtë drejtim. Ajo u ndoq nga miliona në këtë vend dhe gjithashtu në mbarë botën”, tha Dave Shapland, agjenti i saj prej 34 vitesh.

“Ky është një lajm shkatërrues. Kemi humbur një ikonë. Meg-ja jonë e shkëlqyer dhe e pakrahasueshme ishte sinonim i The Sun – ajo ishte një legjendë totale. Ne e donim atë dhe po ashtu edhe lexuesit tanë”, tha Victoria Newton, redaktore e The Sun.

“Ajo ishte një profesioniste e vërtetë, udhëzimet e së cilës i ndihmonin lexuesit tanë çdo ditë.  Një nga kujtimet e mia të preferuara të Meg-ut është kur të gjitha Spice Girls erdhën në zyrë. Ne planifikuam një turne për ta, por gjithçka që ata donin të bënin ishte të takonin Mystic Meg”, shtoi ajo.

“Ju e dini se jeni një ikonë e vërtetë kur i vetmi person për të cilin Victoria Beckham interesohet jeni ju”, tregon redaktorja.

Mystic Meg lindi më 27 korrik 1942 në Accrington, Lancashire. Ajo mori një diplomë mësuesi nga Universiteti i Leeds. Por ajo nuk shkoi në mësimdhënie dhe në vend të kësaj punoi si nënredaktor në një revistë për gratë.  Përpara se të arrinte kulmin e famës së saj, ajo shkroi histori erotike dhe punoi si gazetare në revistën News Of The World tashmë të zhdukur.

Ajo u bë një emër i njohur kur filloi të lexonte horoskopin e saj në linjën telefonike në 1989.

Ajo ishte gjithashtu një pjesëmarrëse në shfaqjen televizive të Lotarisë Kombëtare në vitet 1990, kur ajo do të dilte në skenë dhe me topin e saj të kristaltë për të parashikuar se kush do të fitonte xhekpotin javor./Top Channel

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
20 March 2024
Astrologji
18 March 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark