×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Ndalimi i TikTok-ut? Alarmon konsulenti i intelegjencës artificiale: Ai ka qëllim shkatërrimin e…

    Insajderi
    28 April 2023 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti social TikTok ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve. Por a do të ndalohet përdorimi tij vetëm për institucionet në Kosovë, apo ndalimi i tij do të ‘prek’ edhe qytetarët e thjeshtë, apo thënë më mirë ViP-at e TikToku-t. Problemi me këtë rrjet social ka marrë përmasa të mëdha edhe botërore, pasi që Kina është duke mbledhur të dhëna shtetërore përmes këtij aplikacioni, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë që një alarmim ka ardhur nga Konsulenti i Lartë i Intelegjencës Artificiale dhe Automatizimeve që jeton e vepron në Zurich të Zvicrrës, Dardan Demiri, i cili tha për Gazetën Insajderi se TikToku është një rrezik shumë i madh për sigurinë e çdo shteti e jo vetëm të Kosovës.

    “Mua më është bllokuar TikToku, pasi që kam postu videon me rreziqet e Tiktokut për shtetin dhe shoqërin, dhe se si ata përdorin Intelegjencen Artificiale për të manipuluar masën. Tiktoku është definitivisht një lloj virusi për çdo shoqëri, ai ka qëllim shkatërrimin e vlerave të çdo populli, shkatrrimin e vëmendjes tek të rinjët dhe promovimin e njerëzve pa as një vlerë. Këtu në Zvicërr kam qasje direkte në avancimet e fundit në Intelegjencë Artificiale, dhe TikToku është një rrezik shumë i madh për sigurinë dhe të ardhmen e çdo shteti jo vetëm Kosovës”, tha ai.

    Tutje Demiri tregoi se cili do të ishte ndikimi në rast të ndalimit të TikTok-ut:

    “Ndalesa do ndikonte që të mos shohim më analfabetë, psikopat, drogagjinjë, e të sëmurë mendor çdo ditë e ti etiketojmë ata sikur VIP. Ata e ato që nuk promovojnë vlera, dije, mësime, këshilla e nuk janë artistë, nuk janë as VIP, ata janë thjeshtë virusi i shoqërisë që Kina lansoj, e që po ndikon tek fëmijët tanë në mënyrë direkte”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark