Insajderi
Lajme

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

Insajderi
13 April 2026 - 16:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit zyrtar, të ndaluarit me inicialet B.S., V.S. dhe S.S. dyshohet se më 12 prill 2026 janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Vragoli, në komunën e Fushë Kosovës.

Ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes palëve, e cila më pas ka eskaluar në dhunë fizike. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë thika dhe shkopinj druri, si pasojë e së cilës disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark