×
  • Sport
  • Sport

    Ndalohet hyrja e tifozëve të Zvezdas në Kosovë

    Insajderi
    09 October 2019 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tifozëve të Crvena Zvezdas u është ndaluar të hyjnë në territorin e Kosovës.

    Tifozët e ekipit serb nga Beogradi, Crvena Zvezda, nuk kanë mundur të futen në territorin e Kosovës, raporton Insporti

    Media serbe Kurir bën të ditur se tifozët e Zvezdas, rreth 50 prej tyre në 20 vetura, u ndaluan nga policia serbe në dalje të Rashkës.

    Ata ishin nisur drejt Kosovës, për ta mbështetur ekipin e tyre në ndeshjen që dy ekipet serbe, Crvena Zvezda e FC Trepça, po pretendonin ta luanin sot në ora 14:00 në Zveqan, në veri të Kosovës.

    Vendimi që ndeshja të luhej në Zveqan ishte marrë ditë më parë, pasi FIFA ia kishte refuzuar kërkesën FFK-së që të mos e lejojë në Kosovë zhvillimin e kësaj ndeshje. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark