×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Ndalohet një shtetas turk në Maqedoni, kapet duke transportuar emigrantë

    Insajderi
    18 October 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot (18.10.2024) në ora 12:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Vendkalim Kufitar Bogorodicë në afërsi të stacionit të pikë pagesës Gjevgjeli, në drejtim të Shkupit, kanë ndaluar automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit, në pronësi nga një agjencie rent a car nga Shkupi, dhe e drejtuar nga I.A (54) nga Republika e Turqisë, njoftojnë nga MPB.

    “Në të njëjtën kohë, në automjet janë zbuluar shtatë emigrantë të paligjshëm nga Siria, tre prej të cilëve janë të mitur. I.A. është i privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

    Po sot (18.10.2024), ora 12:10 në udhëkryqin afër Bogdancit gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa kombëtare malazeze, në pronësi të agjencisë rent a car, me drejtues shtetasin S.J.F., shtetas turk me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi janë gjetur pesë emigrantë të paligjshëm, dy prej të cilëve të mitur.

    S.J.F. është ndaluar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga MPB.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark