×
  • Sport
  • Sport

    Ndaloi dy futbollistë, Gjimshiti bëhet hit në rrjetet sociale

    Insajderi
    07 June 2021 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reprezentuesi shqiptar Berat Gjimshiti çdo ndeshje po e dëshmon kualitetet e tij prej një mbrojtësi të kalibrit të botëror.

    Ylli shqiptar ishte fantastik edhe në ndeshjen miqësore kundër Uellsit që Shqipëria e zhvilloi ditë më parë.

    Ai pati një paraqitje fantastike së bashku me dy partnerët e tij Kumbulla dhe Ismajli.

    Një ndërhyrje e Gjimshitit është bërë virale në internet dhe po komentohet shumë.

    Mbrojtësi shqiptar në një aksion arrin të ndal dy lojtarë të Uellsit, duke e shpëtuar portën shqiptare.

    Shqipëria ishte mysafire e Uellsit, në ndeshjen që përfundoi baras pa gola. /Insporti.com/https://streamable.com/o/8lfshh#?secret=3UzChGlvkt

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark