×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ndarja e Beniadës nga vëllai i Arbër Hajdarit, Jori zbulon çfarë ka ndodhur: Është fillimi i një…

    Insajderi
    25 July 2023 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

        

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Gjatë intervistës, modelja e njohur ka treguar disa detaje në lidhje me mikeshën e saj, Beniada Nishani.

    Sipas Jori Dellit, ish-banorja e BB VIP 1 është beqare dhe secili ka vazhduar jetën e vet.

    E pyetur nga gazetari i njohur, Edi Manushi, nëse është e vërtetë se Beniada është ndarë, bukuroshja brune u shpreh “është ndarë”.

    “Po. Beniada është beqare, një duartrokitje”, tha Jori, e cila më pas shtoi: “Është fillimi i një diçkaje tjetër”.

    Ndërsa e pyetur nga Manushi se ‘çfarë ndodhi, nuk i eci një italian me një shqitpar’, Jori u përgjigj:

    “Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas”.

    Ndërkohë kujtojmë se Beniada Nishani ka qenë prej disa muajsh e lidhur me Blerti Hajdarin të cilët u njohën gjatë emisionit “Procesi Sportiv”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark