Insajderi
Zgjedhjet 2026

Nderim Mustafa viziton kompaninë Palma: Bizneset që krijojnë vende pune meritojnë mbështetje maksimale

Insajderi
03 June 2026 - 21:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nderim Mustafa viziton kompaninë Palma: Bizneset që krijojnë vende pune meritojnë mbështetje maksimale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka vizituar kompaninë “Palma” në Gjilan, të cilën e ka cilësuar si një nga historitë më të suksesshme të biznesit në Kosovë.

Përmes një postimi, Mustafa ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e drejtuesve të kompanisë, duke theksuar rolin e tyre në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik.

“Palma është krenaria e Gjilanit dhe Kosovës! Vizitë te miqtë e mi, Driloni dhe axha Ekrem, të cilët me punë e përkushtim kanë ngritur një prej kompanive më të suksesshme në Kosovë, me shumë të punësuar”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka theksuar se bizneset që kontribuojnë në punësim dhe zhvillim ekonomik duhet të kenë mbështetje të vazhdueshme nga institucionet.

“Njerëzit punëtorë dhe bizneset që krijojnë vende pune meritojnë mbështetje maksimale nga qeveria. Sepse kur biznesi ecën përpara, edhe punëtori fiton më shumë, ka kushte më të mira dhe ekonomia forcohet”, është shprehur ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark