×
  • Biznes
  • Biznes

    Ndërmarrja Publike Banesore hap konkurs për 5 pozita pune

    Insajderi
    07 May 2024 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    K O N K U R S
    Për plotësimin e vendit të punës

    Titulli i vendit të punës: Punëtor/e në Njësinë për Pastrim- 5 (pesë) pozita

    I raporton: Kryepunëtorit/es të/së Njësisë për Pastrim

    Niveli i pagës: 8

    Orët e Punës:  40 orë në javë

    Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar 12 muaj me mundësi vazhdimi ( puna provuese 3 muaj)

    Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

    Detyrat e përgjegjësitë:

    1. Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori/ja i/e grupit;
    2. Koordinon punët me punonjësit/et tjerë/a së bashku me Kryepunëtorin/en i/e grupit në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me Njësinë për Pastrim (NJP);
    3. Bashkëpunon ngushtë me punonjësit/et tjerë/a dhe me kryepunëtorin/en e grupit në përmbushjen e objektivave të Divizionit të Mirëmbajtjes së Rregullt dhe Intervenimeve (DMRrI-së);
    4. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta ku është i/e thirrur për nevojat e Divizionit;
    5. Është përgjegjës/e për pastrimin e njësive të përbashkëta të banesave kolektive të përcaktuara nga Kryepunëtori/ja;
    6. Mban evidencë të njësive të pastruara dhe e dorëzon këtë raport në baza javore të Kryepunëtori/ja i/e grupit të pastrimit;
    7. Për punët dhe detyrat e shtruara i përgjigjet kryepunëtorit/es të/së grupit të pastrimit;
    8. Porositë për materiale i bën më herët dhe i specifikon në detaje sipas kërkesës;
    9. Materialet të cilat nuk furnizohen sipas kërkesës ka të drejtë t’i kthejë mbrapa;
    10. Kujdeset për mjetet e punës dhe raporton për defektet e tyre;
    11. Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar;
    12. Kryepunëtori/ja i/e grupit të pastrimit mund ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së;
    13. Në rast mungese të punonjësve tjerë, me urdhër të mbikëqyrësit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera.

    Kualifikimet:

    • Diplomë e shkollës fillore;
    • Preferohet përvojë pune së paku 1 vit.

    Aftësitë:

    • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;
    • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me pastrim;
    • Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektojë normat për sigurinë në punë;
    • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në objekte të ndryshme;
    • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në të gjitha kushtet atmosferike.
    • Të ketë etikë dhe integritet në punë.

    Procedura e Konkurrimit

    Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

    www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/.Dokumentacionin/ Aplikacioni  mund ta dërgoni në mënyrë Elektronike përmes emailit zyrtar: [email protected]. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

    Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

    • Aplikacioni i NPB-së;
    • Dëshmitë për Shkollim
    • Preferohet përvojë e punës se paku 1 vit;
    • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
    • Kopjen e letërnjoftimit;

    APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

    Shpallja është e hapur që nga data  07.05.2024 deri më  21.05.2024

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark