Këngëtari i njohur i muzikës kantri, Zac Brown, u tesatua pozitiv në testin e COVID-19. Për këtë shkak, bendi i tij, i cili po ashtu mban emrin e tij, u detyrua të ndërpres turneun muzikor.
Zac, i cili është këngëtari kryesor i bendit Zac Brown, lajmin për këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se është testuar pozitiv. Ai tha se e ka të vështirë të ndërpresë turneun, por kjo është në dobi të tij, të bendit dhe fansave të tyre.
Ai shkroi se është thellësisht i zhgënjyer për këtë, pasi që turnetë janë jeta e tyre dhe se performimi live para fansave është pjesa më e mirë e punës që bëjnë.
Brown ka thënë se turneun do ta vazhdojnë posa të shërohet, pas karantinimit.
Nuk është bërë e ditur nëse ndonjëri nga anëtarët tjerë të bendit është infektuar me virusin korona, e as nëse Brown është vaksinuar kundër kësaj sëmundjeje.
Sipas bendit, ata kanë anuluar katër koncerte të cilat ishin planifikuar të mbaheheshin në disa pika në SHBA, si me 30 shtator, dhe 1, 2 dhe 3 tetor.
Turneun do ta vazhdojnë në nëntor, ka planifikuar Zac Brown.