Është ndërprerë ndeshja derbi e javës së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pas sjelljeve jo-sportive nga tifozët mitrovicas.
Ata filluan me hedhje të gjësendeve, si dhe nuk kursyen fyerjet në kor ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe kryetarit të saj, Arben Fetahut.
Kësisoj, gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur që të largohen të gjithë tifozët e pranishëm në palestrën sportive “Minatori”.
Kësisoj, ndeshja në vazhdim do të zhvillohet me palestrën e zbrazur.
Ndeshja është ndërpritur në çerekun e tretë, saktësisht 02:49 para fundit të tij.
Rezultati i ndeshjes është 36:72 në të mirë të Prishtinës./Gazeta Express/