Ndërrim deklarate, pretendime për kërcënime nga Prokurori e të burgosurit- zhvillime dramatike në rastin 400 kg kokainë në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërrim deklarate, pretendime për kërcënime nga Prokurori e të burgosurit- zhvillime dramatike në rastin 400 kg kokainë në Lipjan

    Insajderi
    14 March 2025 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një dëshmi e re e dhënë nga ish-gruaja e njërit nga të akuzuarit, që për pak kohë ishte edhe dëshmitar i Prokurorisë, ka shfaqur zhvillime dramatike në rastin 400 kg kokainë që u kapën para shumë vitesh në “McFood” në Lipjan.

    Ajo pretendon që ish-burri i ndërroi deklaratat se ka mund të jetë i kërcënuar. Ajo zbulon se madje vet Prokurori Valdet Gashi e kërcënoi atë duke i thënë që s’guxon as avokat që të marrësh.

    “Po e kemi bisedu rastin, por nuk është që ma ka thënë të vërtetën, ka pasur luhatje”, tha dëshmitarja A.Sh, e cila theksoi se të akuzuarin Kadri Sheqiri e ka ish-bashkëshort.

    Biseda e lartpërmendur, tha se është realizuar kur Sheqiri kishte qenë në arrest shtëpiak.

    A.Sh., u ballafaqua me një transkriptë të një bisede në mes saj dhe të akuzuarit Kadri Sheqiri, lidhur me atë nëse dëshmitarja ka qenë në dijeni që të akuzuarit Kadri dhe Izet Sheqiri do ta akuzojnë vetëm të akuzuarin Faton Vrajolli.

    Dëshmitarja tha se e di që kishte thënë diçka për Fatonin, por që nuk i kujtohet saktë çka pasi që ka kaluar një kohë e gjatë.

    Ajo gjithashtu tha se i akuzuari Kadri Sheqiri gjatë paraburgimit ka qenë në burgun e Dyzit.

    A.Sh., tha se nuk është në dijeni që i akuzuari Kadri ka qenë dëshmitar bashkëpunues, por që e di se ai i ka thënë se e ka ndryshuar një deklaratë për shkak të presionit që e ka pasur nga oficerët ose të paraburgosurit tjerë, dhe për shkak të asaj deklarate është liruar në arrest shtëpiak.

    “Fillimisht, nuk kam qenë në njohuri se për çka më kanë thirrë në Prokurori, por kur kam arritur në Prokurori, prokurori më ka thënë se je ftuar në cilësinë e dëshmitares, por mund të të kthejë edhe në cilësinë e të akuzuarës”, ka thënë dëshmitarja.

    Nuk guxon me marrë avokat se të çoj ku e kam çu Hyzriun”, pretendoi dëshmitarja t’i ketë thënë prokurori, duke shtuar se i tha të vije ditën e hënë dhe t’i pranojë ato që e kishte pyetur për Hyzriun.

    Ajo deklaroi se Policia e kishin kontaktuar në telefon sa ka qenë punë dhe kanë kërkuar që të shkojë në banesën e saj, ku ishin duke e pritur zyrtarët policorë.

    “Për 5 minuta kam shku në shtëpi pa e njoftuar askënd në punë, në banesë kemi nejt 10 minuta e pastaj me kanë dërgu në Prokurori tek prokurori Valdet Gashi, edhe marrja në pyetje ka zgjat diku 5-6 orë”, tha A.Sh, raporton Betimi për Drejtësi.

    Ndryshe, kanë kaluar pesë vite nga gjykimi i të akuzuarve për rastin e 400 kilogramëve me kokainë që nga Brazili përfunduan në  në depon e kompanisë “MC Foods” në Lipjan, pronari i së cilës Izet Sheqiri akuzohet për organizim të prurjes së saj.

    Në maj të 2021-ës, një kamion që barte 400 kilogram kokainë nga Brazili, përfundoi në depon e kompanisë “MC Foods” në Lipjan.

    Kamioni i kuq me targa “01 263 OD” ka qenë duke bartur mish në mesin e të cilit është gjetur kokaina dhe destinacioni i fundit ka qenë Kosova. Ky kamion, që ka bartur drogën në Lipjan është aset i kompanisë “MC Foods”. Në këtë kamion janë kapur sasia mbi 400 kg.

    Kjo kompani është në pronësi të binzesmenit nga Kosova, Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili nga Shqipëria.

    Bazuar në aktakuzë bëhet me dije se Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi dhe Fehmi Bytyqi nga koha e pacaktuar e deri më 15 maj 2021, duke vepruar si pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, me dashje, dijeni e më qëllim të përfitimit financiar, secili nga ta kanë vepruar në forma të ndryshme me qëllim të realizimit të aktivitetit kriminal.

    Për rastin, InDoks pesë vjet më parë kishte realizuar një dokumentar ekskluziv.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark