×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndërtimet e dobëta, policia turke arreston 12 persona

    Insajderi
    11 February 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Turqisë ka arrestuar 12 persona për ndërtesa të rrënuara në provincat juglindore të Gaziantep dhe Şanlıurf pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë, raportojnë mediat lokale.

    Mes të arrestuarve ka edhe kontraktorë ndërtimesh, sipas agjencisë së lajmeve DHA.

    Të paktën 6,000 ndërtesa u shembën pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë më shumë se 25,000 njerëz dhe duke shkaktuar zemërim rreth ndërtimeve të dobëta, raporton agjencia e lajmeve Agence France-Presse.

    Priten arrestime të reja pasi një prokuror publik në Dijarbakır, një nga 10 provincat juglindore të prekura nga tërmeti, lëshoi sot urdhër arresti për 29 persona, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

    Një i arrestuar të shtunën ishte një kontraktor në një ndërtesë në Gaziantep, tha agjencia, duke shtuar se ai ishte gjetur nga policia në Stamboll.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark