×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndeshja e Ballkanit – Kurti i zënë me ambasadorin Hovenier, injoron Halil Kastratin

    Insajderi
    14 October 2022 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është bërë virale një video në tribunat VIP gjatë ndeshjes së djeshme të Ballkanit kundër Sivaspor.

    Është ky momenti kur Halil Kastrati i buzëqeshur është në pritje të përshëndetjes nga kryeministri Kurti. Por, kryeministri shkon për ta përshëndetur dikën tjetër. Ambasadorin amerikan Hovenier.

    Gjersa ambasadorin amerikan e përshëndet i buzëqeshur, ngjashëm nuk ndodh me humanistin Halil Kastrati.

    I ngrysur në fytyrë kur e sheh Kastratin, Kurti ia zgjatë dorën vetëm për pak sekonda dhe menjëherë ia kthen shpinën duke e injoruar totalisht.

    Nuk dihen arsyet pse Kurti ka antipati ndaj Kastratit, meqë nuk ka bërë ndonjëherë kritikë publike kundër tij. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark