Ballkani do ta zhvillojë javën tjetër ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës.
Skuadra e Ilir Dajës do të ndeshet me Klaksvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator në këtë kompeticion.
Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takoi suharekasve me rezultat të ngushtë, 3:2.
Kurse, ndeshja e kthimit në Torshavn luhet të enjten.
UEFA tashmë ka deleguar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje.
Gjyqtari nga Gjeorgjia, Goga Kikacheishvili do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje.