×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja Joshua-Ngannou, sa para do të fitojnë boksierët?

    Insajderi
    08 March 2024 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Boksieri britanik Anthony Joshua do të fitojë mbi 30 milionë funte për përballjen e tij në peshën e rëndë sonte kundër Francis Ngannou.

    Ngannou bëri debutimin e tij në ring kundër Tyson Fury në tetorin e vitit të kaluar dhe humbi me një vendim të diskutueshëm të gjyqtarëve.

    ‘AJ’ pasi ka fituar tashmë rreth 30 milionë funte për tre fitoret e tij kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin vitin e kaluar, do të marrë të njëjtën shumë për vetëm një ndeshje kur të përballet me Ngannou, sipas Sport Business Journal.

    Ndërsa, Ngannou do të fitojë 16 milionë funte. Kamerunasi tani ka bërë bujë në boks pas vetëm një ndeshjeje dhe mund të jetë i vendosur të luftojë për titullin botëror nëse kalon Joshuan.

    Joshua duhej të ndeshej me Deontay Wilder sonte në vend të Ngannou, por amerikani i prishi ato plane kur humbi nga Joseph Parker vetëm pak çaste përpara se ‘AJ’ të mundte Wallin.

    Përndryshe, meçi do të zhvillohet në “Kingdom Arena” në Riad të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 00:00, me kohën tonë lokale.

    Kjo luftë po mbahet sot për shkak të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1 – që do të zhvillohet të shtunën në Jeddah Corniche Circuit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark