Legjendat e Sao Paulos tdhe Milanit zhvilluan një ndeshje miqësore në stadiumin Morumbi në Brazil dhe vendasit fituan me rezultat 4:1.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe të fansave e tërhoqi skena në të cilën rolin kryesor e kishte legjenda holandeze e Milanit, Clarence Seedorf, i cili u tërbua nga veprimet e Josue.
Ish-veterani brazilian bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Seedorfit dhe holandezi reagoi ashpër dhe menjëherë nisi një përballje me ish-futbollistin e Wolfsburgut.
Përplasja e tyre më e madhe u parandalua nga bashkëlojtarët e tyre për mos tu bërë më e madhe pasi ishte thjeshtë një ndeshje miqësore.
Pas ndeshjes, Josue tha se reagimi i Seedorf ishte i paqartë për të dhe se mendonte se ishte më e vështirë për të për shkak të rezultatit me të cilin Milani u mund në këtë ndeshje.
Për fitoren e Sao Paulos, shënuan Dodo tre herë dhe Valber, ndërsa shënuesi i vetëm për Milanin ishte Ricardo Oliveira. /Telegrafi/
Josué vs Seedorf. Até no jogo festivo tem treta 🤣 pic.twitter.com/H3QQXoDVes
— Somos São Paulinos (@somosaopaulinos) December 16, 2023