Trajneri i Kombëtares kuqezi Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi po flasin për mediat në prag të ndeshjes me Poloninë.
“Polonia është një ekip shumë i fortë dhe ne e dimë këtë, edhe pse e humbi ndeshjen me Çekinë, ne jemi fokusuar tek puna jonë. Jemi munduar të krijojmë një ekip kompakt me trajnerin Silvinjo. Polonia vjen pas një performanca të mirë në Botëror, golat e shpejtë që pësuan e çekuilibrin skuadrën.
Ata kanë lojtarë të mirë që luajnë në ligat më të forta në Europë. Nuk duhet të futemi me idenë që ata janë të dobët. Ne çdo ndeshje që futemi luajmë për fitore, duke parë grupin që kemi, çdo ndeshje ka specifikën e saj, do bëjmë një ndeshje kompakte, do bëjmë kujdes mos pësojmë gol, nuk duam që të pësojmë.
Nesër s’duhet të humbim, ne kemi forcën dhe strategjinë tonë, fusha do e tregojë çfarë kemi punuar. Është një skemë klasike ku çdo lojtar e ndjen veten komod. Me skemën 3-5-2 nuk kemi arritur aty ku duhet. Ne mund të bëjmë edhe më mirë. Ne jemi një Kombëtare e vogël dhe çdo lojtar është i rëndësishëm. Këta janë lojtarët, nuk fokusohem tek ajo që na mungon por tek ajo që kemi. Jemi një grup që mbështetemi, duke qenë bashkë dhe me harmoni do futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën.
Duke qenë se përballë kemi një ekip shumë të fortë, ne duke bërë analizën e kësaj loje, kemi kuptuar që nuk duhet ti japim hapësirën dhe ndaj duhet të bëhemi një ekip kompakt. Polonia e kërkon me patjetër fitoren, por ne nuk duhet të gabojmë”, u shpreh Cikalleshi