Insajderi
Lajme

Ndeshja vendimtare, Krasniqi rikujton miqësoren e parë, ndan foto me Thaçin e Vokrrin

Insajderi
31 March 2026 - 20:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndeshja vendimtare, Krasniqi rikujton miqësoren e parë, ndan foto me Thaçin e Vokrrin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në prag të ndeshjes vendimtare Kosovë-Turqi, ka rikujtuar miqësoren e parë të Kombëtares së Kosovës.

Krasniqi, teksa shpërndau fotografi me Hashim Thaçin dhe Fadil Vokrrin, tha se që të dy janë njerëzit që dhanë drejtim rrugëtimit të Kosovës, shkruan Insajderi.

“Pranë meje, dy njerëz që i dhanë drejtim këtij rrugëtimi: njëri që ia hapi Kosovës dyert e botës dhe tjetri që i dha shpirt e drejtim futbollit tonë. Çfarë krenarie që punuam bashkë për futbollin e futbollistët tonë”, shkruan Krasniqi.

“Në stadiumin që e mban emrin e Fadil Vokrrit, djemtë tanë zbresin në fushë për një mision të shenjtë. Një ëndërr që dikur dukej e pamundur, por që sot është vetëm një hap larg. Fadil, kjo është edhe për ty. Për vizionin tënd. Për besimin tënd. Për gjithçka që mbjelle në këtë tokë. Mendjen dhe zemrën sonte i kam te ti, miku im Fadil”, përmbyllet shkrimi i tij. /insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark