Insajderi
Sport

Ndeshje e “çmendur”, Real Madrid përmbys rezultatin në minutat shtesë

Insajderi
21 January 2024 - 18:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndeshje e “çmendur”, Real Madrid përmbys rezultatin në minutat shtesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi ka shënuar fitore dramatike ndaj Almerisë me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Largie Ramazani, në minutën e 1’. Ndërsa Edgar Gonzales dyfishoi epërsiën me një gol të bukur në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte këngë tjetër për Realin. Los Blancos fillimisht e ngushtuan epërsinë me anë të Jude Bellingham, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 57’.

Ndërkohë, rezultatin e barazoi Vinicius Junior, i cili shënoi gol fantastik në minutën e 67’.

Kurse për golin e fitores u përkujdes Dani Carvajal në minutën e 99’, pas një asistimi nga Jude Bellingham.

Real Madridi pas fitores kalon në vendin e parë me 51 pikë të grumbulluara, teksa Almeria pozicionohet në pozitën e fundit me gjashtë sosh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark