Organizata “Jetimat e Ballkanit” do të organizojë në datën 29 Maj, ora 12:00 në qytetin e Gjenevës një ndeshje humanitare futbolli. Aktiviteti është parashikuar të mbahet në stadiumi i “Fontenettes”.
Ndeshja fitimet e së cilës do të shkojnë për bamirësi do të mbahet mes ekipeve të dy ish futbollistëve njohur Lorik Cana dhe Johan Djourou, të cilët kanë thirrur në skuadrat e tyre futbolliste si Migjen Basha, Shkodran Mustafa, Andi Lila etj.
Të ftuar të tjerë në këtë aktivitet janë Bekim Jashari dhe Agim Ademi. Pas ndeshjes do të mbahet edhe një koncert me artistët Capital T, Dhurata Dora, Gold AG dhe Meda.