Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i klubit FC Prishtinës për ndeshjen me Drenicën.
Procedura disiplinore ndaj Prishtinës ishte inicuar për shkak të lëshimit. Sipas njoftimit, tifozët vendas “Plisat” kanë ndezur mjete piroteknike dhe plasëse në tribuna ku ishin të vendosur.
Ndërkaq në minuten e 40, hedhin një mjet piroteknik plasës në fushën e lojës afër portierit mysafir duke i shkaktuar trauma momentale, për çka referi kryesor e ndërpret lojën për t`iu ofruar ndihma e nevojshme portierit mysafir.
“FC-Prishtina. Lëshim në organizimin e ndeshjes: në minutat 4, 9, 12, 21, 27, 32, 35, 38 dhe 39, tifozët vendas ”Plisat” ndezin mjete piroteknike dhe plasëse në tribuna ku ishin të vendosur, ndërkaq në minuten e 40, hedhin një mjet piroteknik plasës në fushën e lojës afër portierit mysafir duke i shkaktuar trauma momentale, për çka referi kryesor e ndërpret lojën për t`iu ofruar ndihma e nevojshme portierit mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Drenica. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i klubit. Afati 29.04.2022 ora 13:00”, thuhet në njoftim