Ndihmëssekretari i NATO-s kërkon hetim të plotë dhe transparent për sulmin në Ibër-Lepenc – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndihmëssekretari i NATO-s kërkon hetim të plotë dhe transparent për sulmin në Ibër-Lepenc

    Insajderi
    05 December 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.

    Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai e dënoi këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

    Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike kërkoi hetim të plotë dhe transparent lidhur me ngjarjen.

    “Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark