Ndizet alarmi në kufi, shkëmbime zjarri mes Libanit dhe Izraelit - Insajderi
×
Lufta Izrael-Hamas

Ndizet alarmi në kufi, shkëmbime zjarri mes Libanit dhe Izraelit

Insajderi
10 December 2023 - 17:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shpërthyes ndaj pozicioneve të një komande izraelite të dielën, ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën jugun e Libani. Dhuna e nxitur nga lufta në Gazë është përhapur përgjatë gjithë kufirit izraelito-libanez.

Ushtria izraelite tha se “objektet e dyshimta ajrore” ishin lëshuar nga Libani dhe u asgjësuan. Dy ushtarë izraelitë u plagosën rëndë ndërsa disa të tjerë pësuan dëmtime të lehta, sipas njoftimit të ushtrisë. Avionët luftarakë izraelitë kryen “një sërë sulmesh ndaj objektivave terroriste të Hezbollahut në territorin libanez”, shtoi ushtria izraelite.

Shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut, një grup i armatosur rëndë i mbështetur nga Irani, janë në nivelin më të lartë që nga lufta e vitit 2006. Dhuna është përqendruar kryesisht në zonën kufitare. Hezbollahu tha se kishte përdorur dronë shpërthyes për të sulmuar një pozicion komandues izraelit pranë zones Ya’ara, në Izrael. /A2CNN


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark