×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Netanyahu: Asnjë presion nga aleatët nuk do ta bëjë Izraelin të ndryshojë kurs

    Insajderi
    20 February 2024 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Benjamin Netanyahu thotë se “asnjë presion” nga aleatët e Izraelit nuk do ta ndalojë qeverinë e tij që të vazhdojë luftën kundër Hamasit, raporton SKynews.

    “Nuk ka asnjë presion që mund ta ndryshojë këtë”, tha kryeministri izraelit teksa vizitoi sot ushtarët izraelitë në jug.

    “Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet e saj, që do të thotë eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe premtimin se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, theksoi ai.

    Kjo vjen pasi ShBA-ja propozon një projekt-rezolutë të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe kundërshton ofensivën e madhe tokësore në Gaza, pasi Joe Bideni paralajmëroi Izraelin që të mos ecë përpara me operacionin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark