×
  • Lajme
  • Astrologji

    Ndizet atmosfera në Dragash pasi LDK e fitoi me votat e diasporës

    Insajderi
    16 November 2021 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas përfundimit të numërimit të votave me post në Dragash ka filluar festa nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia Demokratike e Kosovës me 50,21 për qind të votave.

    Ky rezultat ndryshoi pasi votuesit nga diaspora e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.

    Vetëm 47 vota ishte diferenca ndërmjet PDK-së e LDK-së në rundin e dytë të zgjedhjeve në Dragash.

    Pas numërimit të votave nga diaspora LDK ka përmbysur rezultatin në këtë komunë duke marrë 244 vota nga diaspora ndërsa duke shkuar në 5 mijë e 845 vota në total.

    Kurse, PDK mori 54 vota nga diaspora duke arritur në total 5 mijë e 702 vota.

    Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark