×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndjekje si në filma – shqiptarët përplasen me policinë belge, ngrihet helikopteri

    Insajderi
    14 January 2023 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë si të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve.

    Pas një ndjekeje të gjatë nga policia, ata kanë përplasur makinën në oborrin e një banesë dhe janë larguar me vrap.

    Policia nisi ndjekjen në terren dhe një helikopteri i forcave federale u përdor për të gjurmuar hajdutët.

    Dy prej tyre mundën të arrestoheshin nga forcat belge të policisë, ndërkohë që një person i tretë mundi të arratisej.

    “Kur ekipi ynë donte të ndalonte të dyshuarit, ata u larguan me makinën e tyre. Pas një ndjekjeje të gjatë, përplasën automjetin e tyre në Kortenbergsesteenweg, afër Blockmanstraat. Më pas ata u larguan në këmbë. Ne ngritëm një operacion kërkimi në shkallë të gjerë dhe morëm mbështetje nga helikopteri i policisë federale. Në fund arritëm të arrestonim dy prej tyre, ndërkohë që i treti është ende i arratisur”, tha Filip Van Steenbergen, shef i policisë së zonës së policisë KASTZE (Kampenhout, Steenokkerzeel dhe Zemst).

    “Të dyshuarit vijnë nga Shqipëria. Në makinën e tyre, me targa holandeze, gjetëm sende të cilat janë të vjedhura”, shtoi shefi i policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark