Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka nisur fushatën e tij zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gjatë ditës së sotme, Haradianj njëherëshit edhe pretendent për president të vendit, ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Fortesë dhe Ratkoc, përcjell Gazeta Insajderi.
“Gjithherë i mahnitur me mikpritjen në Rahovec. Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje në të dyja këto fshatra, Haradinaj është shprehur se është duke e ndjerë erën e fitores.
“Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme. Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.org