×
  • Sport
  • Sport

    Ndodh çudia në Portugali, arbitri akordon penallti për Porton por e anulon pas telefonatës në fushë

    Insajderi
    04 September 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sistemi VAR ka ulur goxha polemikat në lidhje me rastet e dyshimta në futboll, megjithatë vazhdon të ketë kontestime për mënyrën si funksionon. Një rast i paprecedent ka ndodhur këtë javë në kampionatin portugez të futbollist. 

    Ndeshja mes Portos dhe Aroukës ka zgjatur më shumë se 110 minuta dhe shkak për këtë janë bërë vonesat e shumta. Kur rezultati ishte 0-1, arbitri akordon një penallti për Porton por më pas merr sinjalizimin nga VAR se vendimi duhet të rishihet.

    Ndërkohë, në momentin që arbitrit në fushë duhej të komunikonte me sistemin VAR, një gabim teknik ka bërë që të ketë vështirësi dhe për këtë, arbitrit i është ofruar një celular në mënyrë që të flasë me dhomën e VAR-it për të marrë një vendim.

    Ky veprim, ka sjellë reagime të shumta te futbollistët në fushë që kanë protestuar duke u shprehur se nuk është e drejtë dhe se nuk duhet të njihet rezultati. Sakaq, në minutat e fundit, Porto humbi një tjetër penallti, por më pas barazoi rezultatin në 1-1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark