20:37 - 27 Dhjetor 2022

Prej pak vitesh në vitrinat e marketeve, produkteve të ndryshme iu vendosen edhe flamujt për të identifikuar shtetin nga vijnë ato.

Krejt kjo pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës në vitin 2019-të përmes një udhëzimi administrativ, kishte obliguar subjektet afariste që të vendosin flamurin e origjinës së produktit nëpër dyqane.

Në njërin prej këtyre marketeve, produktit “CocaCola” të importuar nga Serbia i është vendosur flamuri i Belgjikës.

Bashkë me të edhe zbritja e çmimit të këtij produkti mjaft të shitur në të gjithë botën.

Video e siguruar nga Insajderi:

Në anën tjetër, iniciativat qytetare për bojkotimin e produkteve serbe kanë kohë që zënë vend në rrjete sociale, me theks të veçantë ditëve të fundit pas tensioneve në veri të vendit.