×
  • Sport
  • Sport

    Ndodh edhe kjo: Ylli i Juventusit s’i kalon testet mjekësore, dështon transferimi në Atletico Madrid

    Insajderi
    30 January 2024 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Atletico Madrid ka përjashtuar përfundimisht transferimin e sulmuesit Moise Kean si huazim.

    Kjo, pasi që sulmuesi italian nuk i ka kaluar testet mjekësorë që iu është nënshtruar, raporton ‘Marca’, përcjell Gazeta Insajderi.

    Kean kishte pësuar, sipas mediumit spanjoll, një dëmtim që do ta mbante jashtë fushave të gjelbërta për të paktën 4 javë, kohë që Atletico e konsideroi të tepruar.

    Te Juventus, sulmuesi transalpin nuk po luante mjaftueshëm për shkak të problemeve fizike që pati gjatë gjithë sezonit.

    Vlen të kujtohet se Kean ishte në zonën VIP të Metropolitanos javën e kaluar, në ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Valencias. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark