×
  • Showbiz
  • Show

    Ndodh puthja e parë mes Atdheut dhe Xhulianës

    Insajderi
    25 January 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Ditëlindja” e Atdheut e që rezultoi të ishte vetëm një ‘prank’ i Stresit në bashkëpunim me të bëri që Xhuli ta përgatisë tortën për festën që do të mbahej në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Kësisoj, porsa ajo e kuptoi që e gjitha ishte një shaka, nuk mungoi as një hatërmbetje e vogël prej saj.

    “Jam munduar ta bëj tortën më të mirën, se i kam bërë dhe katër të tjera para kësaj. Ndihesha keq, se thash mos e kam bërë gabim se mua më ikin datat nganjëherë, por ta kthej unë”, i ka thënë Xhuli, Atdheut.

    Ndërkaq, në anën tjetër, Atdheu i ka dhuruar një puthje Xhulit, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e tij për ëmbëlsirën e përgatitur nga duart e saj.

    “E pash gjestin, më pëlqeu. Duke dashur të pijmë çaj dhe i thash Vedatit ‘po e hajmë një torte’, dhe duke ardhur i thash Stresit ‘hajde ta bëjmë sikur e kam ditëlindjen’”, i ka thënë Atdheu, Xhulit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark