Insajderi
Biznes

Ndodhë edhe kjo – Qeveria e Maltës u jep para qytetarëve për t’i shpenzuar në restorante

Insajderi
09 June 2020 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndodhë edhe kjo – Qeveria e Maltës u jep para qytetarëve për t’i shpenzuar në restorante
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Maltës do t’iu ndajë qytetarëve kuponë në vlerë prej 100 eurosh, për t’i shpenzuar në bare, hotele dhe restorante.

Rreth çereku i bruto-prodhimit të brendshëm të Maltës vjen nga turizmi, i cili është ndërprerë plotësisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për t’i dhënë shtytje ekonomisë, qeveria planifikon t’iu ndajë të gjithë qytetarëve mbi 16 vjeç nga pesë kuponë prej 20 eurosh

Katwr nga këta pesë kuponë duhet të shpenzohen në hotele dhe restorante, raporton tch.

Punëtorëve të turizmit, ndërkaq, paga subvencionuese prej 800 eurosh do t’iu vazhdojë deri në shtator.

Malta, si shumica e vendeve në Evropë, i ka mbyllur kufijtë në mars për të frenuar përhapjen e koronavirusit, edhe pse lehtësimi i masave të izolimit tashmë ka nisur.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Malta ka konfirmuar 630 raste të të infektuarve me koronavirus, ku prej tyre, nëntë kanë vdekur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark