×
  • Showbiz
  • Show

    “Ndodhem 300 km nga Tirana…” – Stresi nga arratia tregon kushtin për t’u dorëzuar

    Insajderi
    15 August 2024 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka dhënë një deklaratë për mediat e Kosovës, teksa ndodhet në arrati dhe kërkohet nga autoritetet e drejtësisë atje.

    Ai ka deklaruar ndër të tjera se pret që të shpallet i pafajshëm dhe më pas do të shkojë vetë të paraqitet te autoritetet. Po ashtu ka deklaruar se ndodhet 300 km larg Tiranës, dhe se është mirë.

    “Ndodhem diku 300 km nga Tirana, jam shumë mirë, po pres shqyrtimin si do shkojë kjo çështje. Kam pas në mend të dorëzohem por duke parë që çfarë i kaq ndodhur Noizyt dhe Crax, nuk jam dorëzuar se kam dit që do më mbajnë dhe mua kot. Po pres si do shkojë procesi dhe do vijë dita që do dal i pafajshëm dhe do të dorëzohem”, ka thënë ai./TCH

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark