×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndotja e ajrit në botë po rritet në mënyrë alarmante

    Insajderi
    12 May 2016 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndotja e ajrit është duke u rritur dramatiksiht nëpër botë në pesë vitet e fundit.

    Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli i ndotjes së ajrit është rritur për 8 për qind, ndërsa miliarda njerëz në mbarë botën rrezikohen nga sëmundje të ndryshme.

    Deri sa kjo i prekë të gritha rajonet, Lindja e Mesme dhe Azia juglindore mbesin më të rrezikuara.

    Sipas OBSH-së, në këto vende nivelet e ndotjes kalojnë 10 herë nivelin e rekomanduar sipas OBSH-së.

    Në anën tjetër, Kina e cila është e zhytur në ndotje, ka përmirësuar paksa kualitetin e ajrit që nga viti 2011, njofton The Guardian.

    Pakistani dhe Irani bëjnë pjesë në top dhjetë shtetet më të ndotura në botë.

    Qyteti me ajrin më të ndotur në botë mbetet Ontisha në Nigeri./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark