×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndryshe nga komunat tjera, Kryeqyteti i falë kaq euro nga Tatimi në Pronë

    Insajderi
    07 December 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar sot propozimin për falje të tatimit në pronë në vlerë 75 euro.

    Ky Ligj u votua më 28 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Ndonëse fillimisht u propozua që vlera e tatimit të jetë 100 euro, me dakordim u propozua që shuma të jetë 75 euro.

    Vendimi u mor në seancën e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, ndërsa mungoi kryetari Përparim Rama dhe partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Për mungesë të tyre u kritikua nga partitë opozitare.

    “Falja do te jetë jo më shumë se 75 euro, tatimpaguesit që tashmë e kanë paguar deri në vlerën 75 do të jetë si paradhënie për vitin 2024”, ka thënë Nora Kelmendi, kryesuese e Kuvendit Komunal.

    “Nëse e ka faturën 100 euro, 75 euro i falën ndërsa duhet të paguajë 25 euro”.

    Përkrahje i dha edhe grupi i asamblistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Leotrim Ratkoceri nga Partia Demokratike e Kosovës, propozoi që krahas faljes së 100 eurove të bëhet edhe zbritja e vlerës së tatimit në pronë.

    “Është e çuditshme që temat më të rëndësishme po lihen pas dore dhe trajtohen në fundvit. PDK e ka të qartë pse gjindet në këtë sallë sepse ne e interes e kemi interesin e qytetarëve. Ne do të propozojmë zbritjen e vlerës së tatimit në pronë dhe e kemi kundërshtuar vlerën e tatimit në pronë. Ne sot kërkojmë që të hiqet barra e rritjes së tatimit në pronë. Vetëm qytetarët mund ta falin pushtetin për rritje të pronës”, tha ai.

    Edhe Endrit Zabërgja nga Nisma Socialdemokrate kërkoi që të votohet ky Ligj.

    “Nëse e shtojmë edhe gjendjen socio-ekonomike, e shohim të domosdoshme marrjen e këtij vendimi. Më vjen keq të shoh gjendjen e Asamblesë në këtë gjendje dhe do duhej që qytetari t’i sheh gjithë të bashkuar në ndihmesën e qytetarëve”.

    E Gëzim Mehmeti nga AKR, tha se vitin e kaluar Kuvendi Komunal kishte marrë vendim që t’i mbështesë punëtorët komunal me nga 500 euro, me ç’rast përfitues ishin edhe asamblistët.

    “Vitin e kaluar kanë përfituar punëtorët e Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe neve si asamblistët. Pse të mos i përkrahim dhe qytetarët dhe t’i mbështesim edhe qytetarët me faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë”, pyeti Mehmeti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark