Tashmë kanë filluar ditët e pushimeve për ekipet profesionale të CS:GO, të cilat do të jenë larg garave për më shumë se dy javë, e gjatë kësaj kohe pritet të ketë ndryshime të mëdha në formacione të ekipeve.
Ekipi kryesor, i cili pritet të ketë ndryshime të mëdha, është ekipi G2, të cilët së fundmi kanë lajmëruar se kapiteni i tyre, ‘AleksiB’, është i lirë që të eksplorojë për mundësi të rejaT.
Sipas një raporti nga 1pv.fr, gjithashtu lojtari tjetër i ekipit G2, Audric “JACKZ” Jug është lejuar të eksplorojë opsione jashtë ekipit, gjatë kësaj kohe sa ekipet janë në pushim nga garat.
Gjithashtu ekipi Vitality është duke kërkuar zëvendësime për lojtarin Kevin “misutaaa” Rabier, e caku i tyre kryesor në vend të këtij të fundit, siç duket, është ylli i ekipit ENCE, Lotan “Spinx” Giladi.
Ndryshime u përfolën edhe për ekipin shqiptar, Bad News Eagles, ku së fundmi streameri i njohur ‘Lobanjicaa’, përhapi fjalë se Rigon “rigoN” Gashi do të largohet nga ekipi Bad News Eagles, për të kaluar në ekipin G2, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar as nga ekipi G2, e as nga lojtari shqiptar.