Real Madridi verën e kaluar njoftoi blerjen e Arda Guler, futbollistit të talentuar turk që ishte një frymë larg Barcelonës.
Megjithatë, debutimi me fanelën “los blancos” është vonuar për shkak të një dëmtimi në gju, të pësuar gjatë stërvitjes së tij me ekipin. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe filloi menjëherë shërimin e tij.
Gjatë dy muajve që ishte jashtë stërvitjeve të ekipit, ai bëri një punë të jashtëzakonshme për t’u rikthyer sa më shpejt në bar.
Fotot që qarkullojnë në internet tregojnë ndryshimin e pabesueshëm të trupit të tij në vetëm pesë muaj, gjë që dëshmon për përgatitjen e tij të fortë që ai bën te Real Madridi.