×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ndrysho për Kosovën” – Studentët e gazetarisë nisin fushatë për mbrojtjen e mjedisit

    Insajderi
    22 May 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Motoja “Ndrysho për Kosovën” bëri bashkë studentët e nivelit Master të departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës për të zhvilluar fushatën e tyre si thirrje për ruajtjen e mjedisit.

    Kjo fushatë është duke u zhvilluar në kuadër të studimeve master në kursin “Teori dhe Praktikë e Marrëdhënieve me Publikun”.

    Përmes kësaj fushate, studentët synojnë të rrisin vetëdijen e publikut për një Kosovë të pastër dhe fisnike duke plasur tek publiku video, pod cast-e, fotografi dhe grafika të shumta.

    Profesori i cili ishte nismëtari i kësaj fushate, Arben Fetoshi e cilësoi këtë fushatë si të nevojshme në një kohë kur gjendja mjedisore në Kosovë është tejet e degraduar.

    “Studentët e kanë përgatitur fushatën si detyrë në kuadër të praktikës së Marrëdhënieve me Publikun, pas një hulumtimi të gjendjes mjedisore dhe përcaktimit të Facebook e Tik Tok si kanale të përshtatshme për audiencën e targetuar (të rinjtë dhe më të moshuarit). Mesazhet e hartuara për këtë fushatë janë përmbajtje të formateve të ndryshme të kombinuara, të cilat transmetohen si video, posterë, tekste apo pod cast-e, që kanë për qëllim, nga njëra anë, alarmimin lidhur me katastrofën mjedisore, dhe nga ana tjetër, vetëdijesimin e publikut për domosdoshmërinë që të ndryshojmë. Fushata NDRYSHO! Kërkon ndryshimin e qasjes, sjelljes dhe përkushtimit tonë për Kosovën, prandaj si mentor i tyre, do të isha shumë i lumtur të shoh që ajo mirëpritet dhe ka efekt nxitës për njerëzit”, tha Fetoshi për Insajderin.

    Logoja e kësaj fushate është përdorimi i ngjyrave të flamurit të Kosovës, bardhë, verdhë dhe kaltër, që me një kolazh na dërgojnë tek ngjyra e gjelbërt.

    Mesazhi kryesor i studentëve është që prona publike të ruhet sikurse ajo private.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark