Sot u luajtën tri takime në kuadër të javës së 23-të në Albi Superligë.
Derbi i ditës së sotme i zhvilluar në Gjilan i takoi Dritës e cila triumfoi 2:0 ndaj Llapit.
Tre pikë të arta mori edhe Gjilani duke mposhtur Dukagjinin në udhëtim me rezultat 0:1.
Drenica gjithashtu shënoi fitore të rëndësishme duke triumfuar ndaj Ferizajt 1:0.
Me këtë fitore Drita i afrohet Ballkanit me vetëm një pikë dallim, të cilët kanë një lojë më pak të luajtur.
Gjilani përforcon vendin e tretë më 38 pikë derisa Drenica kalon në pozitën e tetë.