×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në EgyptAir mund të ketë pasur shpërthim para se të rrëzohej

    Insajderi
    24 May 2016 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mjek ligjor ka thënë se mbetjet mortore të gjetura në vendin ku u rrëzua aeroplani AgyptAir tregojnë se në aeroplan fillimisht ka pasur një shpërthim.

    Zyrtari që nuk ka dashur të tregoje identitetin, e që është pjesë e ekipit hetues egjuiptian, ka ekzaminuar pjesë të trupave në morgun e Kajros.

    Ai i ka thënë AP-së se 80 pjesë e trupave të gjetura janë pjesë të vogla dhe se “nuk ka asnje pjesë të trupit të plotë, shembull një krah apo këmbë”, njofton BBC.

    “Një shpjegim logjik mund te jetë se ka pasur një shpërthim në aeroplan,” ka thënë ai.

    Deri më tani nuk është konfirmuar shkaku i kësaj katastrofe, ku mbetën të vdekur të gjithë 66pasagjerët që ndodheshin në avion.

    Deri më tani, nuk është mohuar që aeroplani të ketë qenë cak i ndonjë sulmi terrorist./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark