Insajderi
Lajme

Në aksionin kundër bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics

Insajderi
19 April 2026 - 12:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në aksionin kundër bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një operacion në Mitrovicës me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për aktivitete të kundërligjshme

Në këtë operacion që është zhvilluar më katër qytete, janë arrestuar 34 persona.

Veriu.info mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe mitrovicasi Arber Berani.

Ndryshe, Arbër Berani para disa ditësh ka hapur në Mitrovicë fitnesin NOX Gym Athletics, duke e promovuar si fitnesin me investimin më të madh në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark