×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Në aplimin për vizë në ShBA, kërkohet informacion edhe nga rrjetet sociale

    Insajderi
    03 June 2019 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet amerikane, në kuadër të rregullores së re të Departamentit amerikan të Shtetit, do të kërkojnë informacione mbi rrjetin personal social të personave që do të aplikojnë për viza.

    Në kuadër të rregullores së re të Departamentit amerikan të Shtetit, në aplikimet për viza do t’u kërkohen aplikantëve edhe adresa në rrjetet sociale, korrespondenca pesëvjeçare e e-mailit si edhe numri i telefonit.

    Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “përderisa përkrahim udhëtimin në përputhje me ligjin në SHBA, ne po punojmë për mekanizma të reja për të përmirësuar procesin e rishikimit për mbrojtjen e qytetarëve tanë”.

    Aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga kjo praktikë, por për personat që duan të shkojnë në SHBA për të punuar ose për të studiuar do të kërkohen edhe këto informacione.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark