×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Berlin tash e tutje edhe gratë mund të qëndrojnë në pishinë pa e mbuluar gjoksin me rroba

    Insajderi
    10 March 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjten Qeveria Rajonale ka njoftuar se grave në Berlin do të ju lejohet të qëndrojnë në pishinë pa rroba në pjesën e sipërme të trupit, ngjashëm si burrat. Ky vendim ka ardhur pas një ankese nga një grua, e cila nuk ishte lejuar që të qëndronte me gjoks të zhveshur.

    “Gruaja i ishte drejtuar zyrës së avokatit për trajtim të barabartë në senatin shtetëror që të kërkonte që gratë të lejoheshin të notonin si burrat”, thuhet në një deklaratë të senatit të Berlinit për drejtësi, diversitet dhe anti-diskriminim.

    Më tej, në deklaratë shtohet se, si reagim ndaj ankesës dhe ndaj përfshirjes së avokatit të popullit në këtë rast, kompania që i menaxhon pishinat publike vendosi që t’i ndryshonte rregullat e veshjes.

    “Zyra e avokatit të popullit e mirëpret shumë vendimin e kompanisë “Baederbetriebe”, sepse ai vendos të drejta të barabarta për të gjithë berlinasit, qofshin meshkuj, femra apo jo-binarë dhe për shkak se ai, gjithashtu, krijon qartësi ligjore për stafin e kompanisë. Tani është e rëndësishme që rregullorja të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të mos lëshohen më përjashtime ose ndalime”- ka deklaruar Doris Liebscher-i, drejtor i zyrës së avokatit të popullit.

    Nuk është specifikuar akoma koha kur do të fillojë të zbatohet ky vendim.

    Në të kaluarën, grave që shkonin me gjokse të zhveshura në pishinat e Berlinit, u kërkohej që të mbuloheshin ose të largoheshin nga pishina dhe nganjëherë u ndalohej rikthimi./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark